E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX,fillon sot procesin për Mitrovicën

Misioni i Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë në Kosovë EULEX planifikon që sot të fillojë procesin e parë gjyqësor në veriun e Mitrovicës, ku gjykatat nuk funksionojnë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Siç bëhet e ditur në një deklaratë për mediat bëhet fjalë për një grabitje e rëndë në tetor të vitit 2007, në rajonin e Leposaviçit, ndërsa të akuzuar janë dy persona. Tani për tani është e paqartë se si do të veprojnë gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it, për shkak të kundërshtimeve të ashpra të përfaqësuesve serbë ndaj zbatimit të ligjeve dhe përdorimit të vulave të Republikës së Kosovës. Zyrtarët vendas të drejtësisë thonë se EULEX-i mund dhe duhet të zbatojë vetëm ligjet e Kosovës.Zyrtarët vendas të drejtësisë thonë se EULEX-i mund dhe duhet të zbatojë vetëm ligjet e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›