E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX'i s'futet në Kushtetutë

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar të enjten me ngritjen e çështjes për futjen e EULEX-it në Kushtetutën e Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, por zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ky mision nuk do të futet në kushtetutë dhe është përcaktuar që me 2/3 e votave të Kuvendit të vendoset kjo çështje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kritikuar kërkesën e misionit të EULEX-it të bëhet kategori kushtetuese në Kosovë.

Por, zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi ka thënë se ekzekutivi i vendit nuk ka pranuar që EULEX-i të futet në kushtetutë.

Ndërkohë deputeti Sabri Hamiti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që një gjë e tillë që kundërshtohet qartë që EULEX-i të mos futet në kushtetutë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›