E Diel, 1 Nëntor 2026

Çosiq: Serbia duhet në mënyrë të civilizuar ta dorëzojë Kosovën

Akademiku serb, Dobrica Çosiq, në muajt e fundit është angazhuar në promovimin e qëndrimit të tij se Serbia duhet në mënyrë të civilizuar ta dorëzojë Kosovën. Sipas tij, Kosova është plagë kanceri e shoqërisë serbe.

Qëndrimi i Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, se partitë parlamentare duhet të hartojnë një konsensus kombëtar për Kosovën dhe deklarata e tij e djeshme se kurrë nuk do të jetë president në Prishtinë, nga shumë analistë në Serbi po interpretohen si dorëzim i civilizuar të cilin e mbështet Çosiqi, raportojnë mediat serbe.

Sipas këtyre mediave Partia Përparimtare Serbe, tashmë e ka një të plot për Kosovën, por ende nuk ia treguar ndonjë pale tjetër.

Çosiq ka qenë një nga ideatorët kryesor të nacionalizmit serb, që solli luftëra të përgjakshme në vitet ’90, në shumë vise të ish-Jugosllavisë. /rtk/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›