E Shtunë, 31 Tetor 2026

EURO 2012, Gjermania kritikon të dashurën e Khedirës

Federata Gjermane e Futbollit i ka tërhequr vëmendjen të dashurës së mesfushorit Sami Khedira, modeles bukuroshe Lena Gercke, pasi veshjet e saj në stadiumet e Polonisë dhe Ukrainës gjatë EURO 2012 kanë qenë shumë seksi. 

Lajmin e ka bërë të ditur revista gjermane Bunte. Lena ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij turneu pas publikimit të një fotoje shumë sensuale së bashku me futbollistin në kopertinën e revistës GQ para disa muajsh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›