EURO 2012, Rusi-Poloni mbyllet 1-1

Alan Dzagoev në momentin e shënimit të golit
Takimi Rusi-Poloni i vlefshëm për Grupin A në Euro 2012 ka përfunduar në barazim 1-1. Ishte Rusia ajo që kaloi në pjesën e parë në avantazh me anë të Dzagajev në minutën e 37. Ekipi polak arriti të gjejë golin e barazimit 12 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Të dy ekipet edhe pse kanë tentuar ta fitojnë ndeshjen me rivalitet të theksuar, në fund janë kënaqur me nga një pikë.
Kjo për shkak se kur ka për të luajtur edhe nga një takim, Grupi A kryesoret nga Rusia me 4 pikë, Çekia 3, Polonia 2 dhe Greqia 1. Rusia do të luajë me Greqinë takimin e fundit dhe vetëm një humbje dhe fitore e thellë e Polonisë ndaj Çekisë do ta eliminonte nga Euro 2012. /F.S/