Vath Tabaku zëvendëson Bujar Nishanin në listën e deputetëve të PD

Zgjedhja e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani në postin e kreut të shtetit, bën që të spostohet lista e deputetëve të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës. Vath Tabaku renditet i 16-i në listën emërore të PD-së, ndërsa dorëheqja e Nishanit e çon atë në vend të 15-të, çka do të thotë përfaqësim në parlament. Tabaku vjen nga bota akademike. Ai është dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore, në Universitetin e Kamzës. Ndërkohë që, vazhdon Doktoraturën në Gjermani (Göttingen), në Universiteti Georg-August, Instituti i Silvikulturës dhe i Ekologjisë së Pyllit. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, Partia Demokratike fitoi 15 deputetë nga 32 të mundshëm në qarkun e Tiranës. Po 15 deputetë fitoi edhe Partia Socialiste, ndërsa nga një mandat morën Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane.
...