E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli: Ska sinjale pozitive për statusin

Share

Peter Stano

Nga Arta Tozaj, TCH

Zgjedhja e presidentit ishte një test i rëndësishëm për Shqipërinë dhe tashmë kemi një president pa miratimin e opozitës, pra në respekt të germës, por jo të frymës së Kushtetutës.

Nga Brukseli, Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit të BE-së për integrimin, Stefan Fules, iu përgjigj pyetjeve të korrespondentes së Top-Channel, Arta Tozajt.

A dështoi testi i radhës për Shqipërinë dhe a përbën ky një shans tjetër të humbur?

Ne vërejtëm zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe mund të përsëris se e kemi ndjekur gjithë këtë proces në mënyrë të tërësishme dhe nga shumë pranë. Dhe ne vijojmë të ndjekim nga shumë pranë situatën e përgjithshme politike në Shqipëri.

A do të ndikojë ky proces në vlerësimin e vjeshtës nga Komisioni dhe a ndodhet Shqipëria sot më pranë BE-së?

Siç e dini vlerësimi ynë bëhet në vjeshtë, në muajin tetor. Por, unë mund tiu them se në këtë moment është e vështirë të shohësh sinjale pozitive dhe momente pozitive që do ta çonin vendin, udhëheqësit politikë dhe popullin më pranë hapit tjetër të procesin e integrimit.

Eduard Kukan nga Parlamenti Europian e vlerësoi si një shans tjetër të humbur. Kjo zgjedhje nuk ndihmoi ndërkohë kapërcimin e dallimeve mes partive politike në Shqipëri. A është edhe për një ju një shans tjetër i humbur, siç thotë edhe Parlamenti?

Nuk më takon mua të komentoj deklaratën e kryetarit të delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, por mendoj se deklarata e tij flet shumë qartë dhe mendoj se edhe unë fola shumë qartë për procesin në të gjitha përgjigjet dhe nuk do të shtoj asgjë më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›