E Diel, 1 Nëntor 2026

EURO 2020 pritet të mbahet në disa qytete

Platini

Kampionati Evropian i vitit 2020 nuk do të jetë ekskluzivitet i një apo dy vendeve për i disa qyteteve nëpër Evropë. Federata Evropiane e Futbollit, njoftoi sot se vendimi ishte marrë pas takimit të Komitetit Ekzekutiv.

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka qenë i pari që e kishte hedhur idenë e mbajtjes së kampionatit në disa qytete evropiane, me qëllim që të evitohet çmimi i lartë i organizimit në kohën e krizës financiare në shumë vende evropiane.

Vendimin e sotëm e ka kundërshtuar vetëm zëvendëspresidenti i UEFA-s, Senes Erzikk nga Turqia, vendi i të cilit është edhe kandidati kryesor për të fituar biletën për organizimin e këtij kampionati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›