EVIN Fabrika e torturave
04/05/2009 Deri disa kohë më parë, adresa në librin telefonik të Teheranit ishte: “Këshillimore për çrregullime në sjellje”. Në të vërtetë, “këshillimorja” është burgu i Evin. Është një prej burgjeve që bën pjesë në një rrjet të zgjeruar ku qëndrojnë të burgosur opozitarë, disidentë, spiunë dhe kriminelë të zakonshëm. Por për t’i “punuar” më mirë, mullahët kanë krijuar “zyra speciale” që drejtohen drejtpërdrejtë nga Ministria e Shërbimit të fshehtë e Pakistanit dhe nga pasdaranët. Në brendësi të Evin janë dy nënndarje të veçanta. Ajo me nr. 209 dhe ajo me numër 325. E para, sipas burimeve të opozitës, është e përbërë nga 90 qeli izolimi që janë të ndara më tej në nëntë korridore. E dyta ka kafaze më të vegjël. Të burgosurit mbahen aty gjatë të gjithë kohës të lidhur, duke mbajtur veshje me ngjyra të ndryshme nga ato të të ndaluarve të tjerë dhe në rast problemesh mjekësorë shkojnë në një qendër ambulatore e cila është e rezervuar vetëm për “politikanë”.
Në bazë të informacioneve të mbledhura nga vetë të burgosurit, 209 dhe 325 i janë nënshtruar ristrukturimeve në vitin 2008. Ndryshime që janë kryer me urdhër nga zyra e Presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad. Dhe në fakt, aty janë ndërtuar salla të vogla për marrjen në pyetje të të burgosurve si dhe salla të tjera ku kryhet “tortura e bardhë”. Në këto qeli, drita qëndron e hapur gjatë të gjithë kohës dhe kështu i burgosuri nuk ka asnjë mundësi që të pushojë. Me ndalimin e gjumit si dhe përshpejtimin e ritmit biologjik, stërmundohet i burgosuri deri sa shtrëngohet që të firmosë çdo gjë që i japin. Sisteme të sofistikuara që alternohen shpesh herë me ata më brutalë.
Goditje, dhunë, presione psikologjikë duke përdorur familjarët si pengje. Pikërisht në seksionin numër 209 është rrahur deri në vdekje fotografja iraniano-kanadeze Zahra Kazemi, e cila u arrestua pikërisht sepse ishte duke bërë disa fotografi përjashta burgut të Evin. Sekretet e burgut janë të ruajtur shumë mirë nga ana e autoriteteve që përpiqen të demonstrojnë se situata në brendësi të tij është e pranueshme.
Në vitin 2007 autoritetet lejuan një grup gazetarësh që të kryejnë një vizitë brenda burgut. Ata u lejuan që të shohin vetëm disa pjesë të tij: natyrisht gjithçka ishte e rregullt, e pastër, “normale”. Por në po të njëjtin vit drejtuesit e sigurisë në burg i mohuan hyrjen një delegacioni deputetësh. Ata donin të kryenin inspektime tek nr. 209, por shërbimi i fshehtë nuk ishte dakord. Një “JO” shumë domethënëse. Burgu i kryeqytetit nuk është e vetmja qendër që është përdorur në fushatën e represionit. Që në kohën e presidencës së reformistit Khatami pasdaranët dhe agjentët e shërbimit të fshehtë shumëfishuan vendet e burgosjes në strukturat sekrete. Dhe bashkë me ta bashkëpunuan militantët Basj si dhe organizata Hezbollah (që nuk duhet ngatërruar me lëvizjen libaneze).
Shpesh herë bëhet fjalë për një seri apartamentesh apo dhomëzash të transformuara në ato që shërbimet e fshehtë i quajnë “vrimat e zeza”. Prania e tyre është zbuluar nga disidentët pas burgosjes së disave prej shokëve të tyre. Në një raport të shpërndarë në mars të këtij viti në Uashington, flitet për shembull për burgun 59 në brendësi të bazës ushtarake Vali E Asr apo burgun e Khatam Ul Anbiya, që është ngritur brenda një zone banimi. Në të njëjtën dosje përfshihen shkeljet e rënda dhe dhunimet e kryer në burgun e femrave të Rasht, pikërisht aty ku u rrah piktorja Delara Derabi.
Protesta për ekzekutimin e iranianes
Grupet për të drejtat e njeriut kanë protestuar kundër ekzekutimit të një iranianeje që ishte vetëm 17 vjeç, kur u akuzua se kishte kryer vrasje. Delara Darabi u ekzekutua me varje në një burg në veri të Iranit. Irani është një prej pak vendeve në botë që ekzekuton të rinjtë që kanë kryer krime në moshë nën 18-vjeçare. Rasti i Delara Darabit ka fituar vëmendje ndërkombëtare, pasi pikturat dhe vizatimet dramatike që ka bërë në qeli janë parë në të gjithë botën.
Ajo dëshmoi për një krim të kryer ku ishte vetëm 17 vjeç. Por që prej asaj dëshmie, ajo protestoi dhe tha se ishte e pafajshme dhe e kishte marrë përsipër fajin për të mbrojtur të dashurin nga dënimi me vdekje. Kreu i Drejtësisë në Iran i dha asaj kohët e fundit një pezullim dymujor të ekzekutimit. Por, sipas avokatëve të saj, ky urdhër nuk u mor parasysh nga autoritetet e burgut, të cilat nuk dhanë asnjë njoftim për ekzekutimit. Në orët e para të së premtes, Delara Dalabi u bëri një telefonatë prindërve, të cilëve u thoshte e dëshpëruar se po shikonte lakun e personit që kryen varjen.
"Nënë do të më ekzekutojnë, të lutem më ndihmo", tha vajza, ndërsa një zyrtar i burgut ia mori receptorin e telefonit nga dora dhe tha "do ta ekzekutojmë vajzën tuaj dhe ju nuk mund të bëni asgjë për këtë".