Heroina 40-kilogramëshe në Kakavijëvlente 450 mijë euro nëse shitej
04/05/2009 Skema e plotë e trafikut mes gjermanëve
TIRANE- Heroina e sekuestruar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, kap shifrën financiare të rreth 450 mijë eurove. Ky ka qenë konkluzioni i ekspertëve të laboratorit kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, të cilët pas një sërë ekspertizash mbi lëndën narkotike kanë mundur të përcaktojnë shumën e përafërt financiare të mallit. Pas vlerësimit të drogës së sekuestruar, në të njëjtën linjë me specialistët e Ministrisë së Brendshme, veprime hetimore kanë kryer edhe ekspertët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime pranë këtij organi thanë se gjatë 3-muajsh hetime intensive është provuar se dy të arrestuarit shqiptar me shumë influencë në zonën e Fierit, Albert Pëllumbaj 40 vjeç dhe Zaim Tafa 45 vjeç, kanë blerë sasinë e heroinës në Maqedoni. Pas trafikimit të saj nga ky vend në Shqipëri, dyshohet se personat e sipërcituar kanë lidhur kontakt me shtetasin gjerman Daniel Hengel që nga verifikimet rezulton se ai ka qenë në qytetin e Fierit, dy muaj më parë. Mësohet se pikërisht në këtë kohë gjermani 61-vjeçar Hengel është shoqëruar nga dy bosat shqiptare të arrestuar, me të cilët dyshohet se ka kryer bisedime, lidhur me sigurimin dhe transportimin e një sasi heroine nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë. Menjëherë pas realizimit të “ëndrrës” së tij, pronari i lokalit lukzos “Kështjella” që ndodhet në aksin rrugor Fier-Patos e ka ritelefonuar mikun gjerman, duke e ftuar që të vizitonte Shqipërinë. Dy ditë më parë gjermani Daniel Hengel, në shoqërinë e çiftit Franz dhe Regina Kiacsek është futur në territorin shqiptar nga porti i Durrësit, ku ngarkuan drogën, për ta dërguar në Kakavijë, ku u kap.
E. Qyno
Kërkesa
Pas shoqërimit të tre gjermanëve në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, grupi hetimor ka kryer një seancë pyetjesh me të ndaluarit. Në praninë e një avokati të caktuar kryesisht nga autoritetet shqiptare, gjermanët nuk kanë pranuar të flasin duke kërkuar herë pas herë një avokat gjerman, kërkesë e cila nuk mund të plotësohet pasi ligji shqiptar s’lejon një gjë të tillë.
Pasuria
Menjëherë pas regjistrimit të procedimit penal në ngarkim të dy shtetasve shqiptarë Albert Pëllumbaj 40 vjeç dhe Zaim Tafa 45 vjeç, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar hetim edhe verifikimin dhe sekuestrimin e pasurisë së dy personave të ndaluar. Mësohet se në listën e sekuestros janë të gjitha objektet që dyshohet se të arrestuarit i kanë ndërtuar me para të pista.