E Shtunë, 31 Tetor 2026

"ÇEZ" menaxhoi energjinë në Shkodër

Megjithë problemet e mëdha qe po përjetojnë mijëra te përmbytur ne Shkodër e rrethina, te tjera situata tragjike janë shmangur pikërisht për shkak te menaxhimin qe po i behet sistemit energjetik ne te gjitha zonat qe janë nen ujë. Kompania "ÇEZ shpërndarje" ka qene ne gatishmëri pranë shtabit te emergjencave për te stakuar çdo linje energjie, e cila për shkak te lagështirës mund te sillte pasoja edhe me te renda për jetën e banoreve ne këtë zone. Nga te dhënat e përditshme te "ÇEZ shpërndarje" janë raportuar stakime te detyrueshme te linjave për një sere komunash dhe fshatrash ne zonën e Shkodres, por jo vetëm. Aktualisht është rikthyer energjia ne një pjese te mire te zonave. Dje numri i abonentëve pa energji ishte rreth 60.000 ndërkohë qe sot situata është përmirësuar ndjeshëm, duke ju rikthyer energjia rreth 50.000 abonentëve. Por problematike vijon te mbeten zonat Dajç, Trush dhe Zues. Zyrtaret e kompanisë pohojnë se për çdo problem qe banoret e vendit do te hasin me energjinë elektrike, ata mund te kontaktojnë ne numrat e telefonit te dispecerive, qe mund t'i mësojnë ne numrin e kujdesit ndaj klientit 0808383.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›