Përmbytjet rrezikojnë çmimet

Përtej bilancit negative qe kane shkaktuar përmbytjet ne te gjithë vendin, duke dëmtuar shtëpi, te mbjella apo duke vene ne vështirësi jetën e mijërave familjeve, situata ne Shkodër rrezikon te krijoje probleme edhe ne kryeqytet, e konkretisht duke ndikuar ne rritjen e çmimeve për produktet ushqimore. Meqenëse Shkodra mban një peshe specifike ne prodhimin bujqësore vendas, bllokimi i rrugëve ne këtë zone ka ndalua njëkohësisht edhe furnizimin me perime e prodhime blegtorale te tregtare te shumicës. Sipas tregtareve, probleme me furnizime ka pasur edhe ne rrethe te tjera te vendit, siç është edhe rasti i Vlorës. Pasojat e bllokimit te furnizimit te tregtareve me këto produkte do t'i vuajnë qytetaret, te cilët me sa duket do te përballen me çmime edhe me te kripura.
Shpërndaje