E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fierza drejt pikës kritike

Vetëm 5 metra e ndajnë liqenin e Fierzës nga kuota kritike. Ne basenin me te madh ujëmbledhës se kaskades se Drinit, niveli i ujit rritet çdo ore me 3 centimetra. Drejtuesit e hidrocentralit pranojnë se situata është kritike pasi sasia e prurjeve është me e madhe se shkarkimet nga portat e hidrocentralit. Prurjet e ujit ne Fierzë kane arritur ne 1600 metër kub për sekonde dhe shkarkohet vetëm 1100 metër kub për sekonde. Niveli i liqenit është ne kuotën e 290. 85 metave. Hidrocentrali i Fierzës po punon ne kapacitet maksimal.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›