E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor nis më 10 shtator

E teksa nxënësit kanë lënë mënjanë librat për të pushuar përgjatë verës, Ministria e Arsimit nxjerr kalendarin e vitit të ardhshëm shkollor. Shkolla do të nisë më datën 10 shtator ndërsa pushimet e para të gjata do të jenë ato të dimrit që fillojnë 24 dhjetor 2012 deri në 6 janar 2013. Ndriçim Mehmeti përgjegjësi i vlerësimit të cilësisë për arsimin parauniversitar jep detaje të këtij kalendari.
 

Sipas përllogaritjeve për vitin e ri shkollor 2012-2013 në total do të këtë 7 ditë pushime për shkak të festave kombëtare, atyre të fundvitit dhe festave fetare. Gjithashtu do të ketë pushime dimri dhenë fund të semestrit.
 

Viti shkollor përfundon në 7 qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa periudha e provimeve të lirimit do të jetë 10-23 qershor 2013. Ndërsa arsimi i mesëm, pa përfshirë maturën do të përfundojë vitin shkollor në 14 qershor 2013. Mehmeti sqaron se maturantët do përfundojnë ciklin e mësimeve në 24 maj 2013, ndërsa periudha e provimeve të Maturës Shtetërore do të jetë 24 maj- 30 qershor 2013.


Per te gjitha kategorite e arsimit parauniversitar:

" mesimet fillojne me daten 10 shtator 2012
" Pushimet e dimrit fillojne ne daten 24 dhjetor 2012 dhe perfundojne me 6 janar 2013
" Semestri i pare i shkollave te AB perfundon me date 23 janar 2013 dhe semestri i dyte fillon me date 28 janar 2013
" Per te gjithe sistemin e arsimit parauniversitar do të ketë pushim në periudhen 27 - 31 mars 2013
" Perfundimi i shkolles:
¢ Arsimi baze 7 qershor 2013. Periudha e Provimeve të Lirimit 10 - 23 qershor 2013
¢ Arsimi i mesem (pa maturen) 14 qershor 2013
¢ Matura 24 maj 2013. Periudha e provimeve te MSH 24 maj - 30 qershor 2013
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›