"Eagle Mobile" feston 1 vjetorin, Berisha vlereson drejtuesit
Kompania e telefonise celulare "Eagle Mobile", ka kremtuar dje, njevjetorin e aktivitetit te saj ne Shqiperi. Ne nje pritje qe u shtrua mbreme, mori pjese dhe Kryeministri Sali Berisha, i cili i shprehu vleresime Drejtorit te Pergjithshem te 'Eagle Mobile' Ahmet Calýk "per pervjetorin e pare dhe te suksesshem te kompanise qe drejton, duke bere njekohesisht dhe nje transformim rrenjesor te telekomunikacionit ne Shqiperi". Berisha tha se ishte njohur me "ngjitjen e rrufeshme te "Eagle Mobile" dhe me spektrin e gjere te sherbimeve qe kjo kompani 1 vjecare u ofron sot qytetareve shqiptare". Me tej, Berisha u shpreh se suksesi i Calýk eshte deshmi e nje mjedisi miqesor ndaj biznesit turk dhe biznesit nderkombetar qe ekziston ne Shqiperi. "Ahmet Calýk eshte biznesmen i fjales. Une kam ardhur ketu sot per te nderuar si investimet e tij te medha, por edhe korrektesine dhe vendosmerine e tij per te zbatuar me perpikeri programin e shpallur ne interes te modernitetit te telekomunikacionit shqiptar. Ne nje kohe te shkurter u shnderrua ne flamurin e biznesit turk ne Shqiperi. Investimet turke gjate ketyre viteve jane rritur me shpejtesi te madhe. Ato arrin ne vleren e rreth 860 milione euro dhe po shkojne drejt 1 miliarde euro. Suksesi i Calýk eshte deshmi e nje mjedisi miqesor ndaj biznesit turk dhe biznesit nderkombetar qe ekziston ne Shqiperi", u shpreh Kryeministri. Ne kete kuader, Kryeministri Berisha siguroi z. Calýk, te gjithe investitoret e huaj dhe vendas ne Shqiperi, se ajo qe eshte bere ne keto kater vjet per biznesin eshte vetem nje baze e fuqishme per transformime te tjera rrenjesore ne favor te tij.