Sulstarova: Kerkesat tona per kthimin e pronave
Nenkryetari i shoqates "Pronesim me Drejtesi" Ahmet Sulstarova, pranoi dje publikisht se pronaret, nuk kane me besim tek Partia Demokratike por dhe ajo republikane, qe deri me sot i ka perfaqesuar. Ne nje leter, Sulstarova shprehet se politika ka shperdoruar pronat ne vend dhe nuk po e korrigjon procesin. Sipas tij, e vetmja alternative qe mund te korrigjoje mekatet e politikes se verber dhe antipronar, eshte zbatimi i kerkesave te pronareve, qe gazeta i boton te plota me poshte
Zgjidhja e problemit te prones dhe reforma e prones duhet te behet ne perputhje me kerkesat e Keshillit te Evropes, dhe me detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronesise dhe ky proces duhet te pranohet me ligj si detyrimi i shtetit.
Ky proces te ndahet ne dy faza te vecanta: kthimi dhe pas perfundimit te kthimit te filloje kompensimi.
Qeveria me instrumentet e saj, duhet te ndaje dhe dalloje se cilat jane prona ku shteti gezon ligjerisht titujt e mirefillte te pronesise dhe cilat jane prona qe shteti i diktatures u grabiti pronareve te ligjshem dhe qe duhet tu kthehen fizikisht trashegimtareve. Pas vitit 1991, prona e grabitur ligjerisht nuk eshte prone e shtetit. Shteti nuk ka titull pronesie mbi keto prona, dhe te shpronesuarit asnjehere edhe ne kohen e diktatures, nuk i kane humbur titujt e pronesise. Pra shteti demokratik i pas vitit 1991, nuk ka pune te tjetersoje ne favor te pushtuesve pronat tona, por prej 1991 e kishte dhe vazhdon ta kete detyrim kushtetues ti ktheje sa me pare pasurite e grabitura padrejtesisht tek pronaret e ligjshem, perndryshe ecet drejt shitblerjes dhe tjetersimit te Shqiperise. Ky veprim qe po behet sipas interesave klanore dhe krijimit te nje sistemi ekonomiko shoqeror hibrid dhe te paqendrueshem nga cdo pikepamje, te gjithe deputetet i ngarkon me turp.
Nder pronat qe duhen kompensuar Qeveria duhet te percaktoje vetem ato prona qe jane tjetersuar per ndertime banimi para vitit 1991 ose edhe sot vazhdojne te shfrytezohen per nevoja publike konform ligjit.
Qeverise ti percaktohet nje afat kohor per kthimin fizik sipas dokumenteve te para vitit 1945. Kthimi ti behet trungut familjar te trashegimlenesit, pronar i ligjshem (kthim fizik pavaresisht nga zeri kadastral dhe jo kthim te pjesshem vetem trashegimtarit qe jeton ne fshat, se kjo politike e mbrapshte ka krijuar konflikte brenda familjes) Faza e kthimit me ndihmen e shoqates tone, por dhe te shoqates AK Bregdeti, sic eshte shprehur si dhe te komunitetit te pronareve te cdo fshati nese do te kete vullnet politik, mund te realizohet brenda pak javeve, duke mbyllur kete burim kryesor te korrupsionit pushtetar dhe burim te konflikteve midis pronareve te ligjshem dhe pronareve fallco e te perkohshem, qe ka krijuar politika e pas vitit 1991.
Te shpallen te pavlefshme te gjitha aktet me te cilat drejtuesit e institucioneve shteterore, pas vitit 1991, e kane transferuar pronen e subjekteve te shpronesuar ne persona te trete.(ashtu sic u shpallen NUL pas vitit 1991, tapite e reformes agrare ashtu do shpallen NUL edhe ato te legalizimit te grabitjes se pronareve, por kjo kerkon qeveri qe zbaton lirite dhe te drejtat themelore te njeriut)
Pronareve te ligjshem tu kthehet plotesisht prona dhe e drejta e parablerjes se objekteve te ngritura mbi tokat e tyre dhe te privatizuar nga pushtetaret sipas interesave klanore.
C'demtim ose sipas rastit vleresim dhe detyrim financiar, personave te trete, qe keto 18 vjet i kane perfituar padrejtesisht dhe po i shfrytezojne pronat e pronareve te ligjshem.
Vetem pas perfundimit te kthimit te filloje faza e kompensimit. (kerkesat e deriketushme sherojne korrupsionin e pushtetareve qe ju nuk doni ta trajtoni)
Hartat e tokave te lira dhe hartat e cmimeve, fondi per kompensim etj, jane te nevojshme vetem per fazen e kompensimit dhe duhet te fillojne te zbatohen fill pas perfundimit te kthimit.
Kompensimi te behet me prona te mirefillta te shtetit, qe perbejne mbi 52% te prones. Vetem shteti i se drejtes me prokurorine dhe Gjykatat qe presim te forcohen, duhet ta cliroje Shqiperine nga kthetrat e politikaneve.
Kompensim te parashikohet vetem per pronat qe vazhdojne te shfrytezohen per nevoja publike, si dhe ato prona qe nga viti 1944 deri 1991 jane tjetersuar per godina banimi. Keto nuk perbejne asnje problem sepse jane pak( dhe do te ishim te lumtur sikur te ishin edhe me shume, por ne nuk pranojme vjedhjen qe keni organizuar). Shteti eshte pronar i ligjshem per 52% te pronave dhe nese kjo pasuri do te clirohet nga grabitja, e organizuar nga politikanet, Qeverise aktuale i del dhe i tepron te kompensoje shume here me teper nga sa jane nevojat reale per kompensim, pa krijuar deficite financiare per te cilat i gjithe buxheti i Shtetit nuk mjafton per disa qindra breza.