HEC-et, u firmosen 50 kontrata
Qeveria miratoi dje nje vendim i cili i hap rruge dhenies me koncension te 9 hidrocentraleve ne vend. Keshtu qeveria miratoi draftin "Per percaktimin e autoritetit kontraktues per dhenien me koncesion dhe bonusin perkates per 9 hidrocentrale". Gjate prezantimit te ketij drafti kryeministri Berisha deklaroi se kjo proces eshte nje nga sukseset e paperseritshme te ekonomise se tregut. "Ne nje hark kohor shume te shkurter te firmosim rreth 50 kontrata, ne te cilat perfshihen edhe investime prej 1 miliard euro, sic eshte kaskada e Devollit, 140 milione euro, apo HEC i Ashtes dhe dhjetera te tjere", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas Berishes, puna e bere do te mundesoje qe kjo qeveri, gjate ketij viti te firmose rreth 120 kontrata. Por sipas Berishes, ky qendrim i qeverise se tij, bie ne kontrast me qendrimin e opozites, perfaqesuesit e te ciles thone qe do t'i anulojne keto projekte te rendesishme. Te cilat per te jane ne sherbim te vendit dhe te furnizimit me energji te konsumatoreve me 24 ore ne dite.