Eagle Mobile, revolucioni vazhdon
Surprizat e Eagle Mobile vijojnë të sjellin fitues! Së fundi kompania më re e telefonisë celulare në Shqipëri u dha mundësinë 67 abonentëve riniring të fitojnë nga 670 orë (40200 minuta) falas secili dhe 670 abonentëve të tjerë po riniring të fitojnë dhe të dërgojnë brenda muajit të ardhshëm 6700 SMS falas secili brenda këtij grupi. Më se 6000 abonentë riniring u bënë pjesë e kësaj fushate duke dërguar një SMS që kushtonte vetëm 1 lek. Kjo fushatë zgjati mes datave 01 - 30 Tetor 2008 dhe përzgjedhja u krye më 31 Tetor në një ceremoni të hapur për gazetarët dhe nën mbikëqyrjen e noterit në një prej dyqaneve të Eagle Mobile në Tiranë. Abonentëve me fat do tu ngarkohen orët falas dhe SMS-të më datën 01 Nëntor dhe do të jenë të vlefshme deri më 30 Nëntor 2008. Abonentët duhet të kenë aktiv numrin e tyre riniring ditën e parë të Nëntorit që të përfitojnë nga orët apo SMS-të falas. “Të gjithë janë dëshmitarë se Eagle Mobile po e mban fjalën e dhënë, për të ndryshuar tregun shqiptar të telekomunikacionit. Revolucioni ynë do vazhdojë. Dhe me kënaqësi duhet ta pranoj se qytetarët shqiptarë e kanë përshëndetur dhe mirëpritur punën tonë, duke u anëtarësuar përditë e më tepër në familjen e Eagle Mobile” tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë Ali TASKIN për gazetarët. “Kemi arritur tashmë më se 130 mijë abonentë në një kohë rekord. Vetëm pak ditë më parë kishim mes nesh abonentin e 100 mijtë dhe shpresojmë se brenda këtij viti do të kemi edhe shumë miq të tjerë që do t’i bashkohen kompanisë më të re celulare shqiptare” shtoi zoti TASKIN. Riniring, tarifa rinore e Eagle Mobile mund të cilësohet si tarifa që ka tërhequr numrin më të madh të abonentëve në një kohë rekord në historinë e tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme. Kjo tarifë i është përgjigjur interesit dhe nevojës për komunikim të dhjetëra mijëra të rinjve dhe atyre që e ndiejnë veten të tillë. ...