Decentralizimi, në 8 muaj, SHSSH kalon në vartësi të pushtetit lokal 14 institucione

Dhe 5 institucione janë në proces. Është bërë Deinsticionalizimi ose krijimi i shërbimeve të reja alternative brenda strukturave rezidenciale, nxitjen e shërbimit të formës shtëpi – familje për fëmijë dhe PAK. Gjithashtu janë bërë inspektime në Institucionet e Përkujdesit Social dhe licencimin e OJF-ve ne nivel Qarku me qellim Zbatimin e Standardeve të shërbimeve sociale për fëmijë, të moshuar rezidenciale, ditore dhe persona me aftësi të kufizuar, viktima të trafikimit
Vetëm për periudhën janar-nëntor Shërbimi Social Shtetëror dhe Drejtoria e Inspektimeve të Standardeve kanë realizuar Decentralizimin e shërbimeve “për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, kanë kaluar në varësi të pushteti vendor 14 institucione publike dhe 5 institucione janë në proces,është bërë Deinsticionalizimi ose krijimi i shërbimeve të reja alternative brenda strukturave rezidenciale, nxitjen e shërbimit të formës Shtëpi – familje për fëmijë dhe PAK. Gjithashtu janë bërë inspektime në Institucionet e Përkujdesit Social dhe licencimin e OJF-ve ne nivel Qarku me qellim Zbatimin e Standardeve të shërbimeve sociale për fëmijë, të moshuar rezidenciale, ditore dhe persona me aftësi të kufizuar, viktima të trafikimit. Të gjitha këto arritje të SHSH janë bërë të ditura nga vetë drejtori Mihal Naço. Më tej z.Naço ka thënë se gjatë kësaj periudhe(janar-nëntor) janë realizuar 114 inspektime, ndër të cilat 41 në shtëpitë e fëmijëve, 39 inspektime në Shtëpitë e të Moshuarve dhe PAK. Në Qendrat e Strehimit të Viktimave të trafikimit janë realizuar 12 inspektime si dhe 22 inspektime janë realizuar për Licencimin e OJF-ve. Sipas drejtorit Naço aktualisht në institucionet e përkujdesit social trajtohen 294 fëmijë jetim në Institucionet Publike 344, fëmijë jetim në institucionet Jopublike, 324 për PAK, 311 të moshuar rezidencial dhe ditor.
Gjatë periudhës janar-nëntor z.Naço thotë se kanë ardhur 97 fëmijë në Institucionet publike dhe jo publike, 29 persona me aftësi të kufizuar në institucione publike dhe jopublike, 56 të moshuar me probleme sociale. Në Zbatim të Udhëzimit të Ministrit për marrjen e Kujdestarisë së klientëve 104 fëmijë kanë marrë kujdestarinë ligjore, 65 në institucionet publike dhe 39 jo publike. SHSSH aktualisht po punon për ndërgjegjësimin e strukturave të pushtetit vendor, për shpërndarjen e shërbimeve në komunitet, pasi pushteti vendor është ende i papërgatitur për të marrë kompetencat dhe përgjegjësitë e parashikuara në Ligjin e Decentralizimit të shërbimeve sociale. Gjatë kësaj periudhe po synohet që kalimi i kompetencave të mos shihet si një proces thjesht mekanik, por të kihen si prioritet interesat e klientëve, qe trajtohen nëpër institucione, si dhe zbatimin sa më të përpiktë të standardeve të miratuara nga qeveria. Në fund të fjalës së tij Drejtori i SHSSH ka bërë publike edhe synimin e këtij institucioni deri në fund të mandatit të Qeverisë. Ata synojë përfundimin e decentralizimit të shërbimeve sociale, rregullimin e mekanizmit të financimit të Institucioneve të Përkujdesit Social (IPS) nga pushteti vendor, marrjen në kujdestari të të gjithë fëmijëve dhe PAK nga IPS, përpunimin e Ligjit të statusit të Jetimit, nevojën për trajnime të aktorëve që ofrojnë shërbime sociale në pushtetin vendor dhe IPS.
...