Studimet e larta, Tirana dhe Fieri në krye të listës për numrin më të madh të studentëve
APRIAL-i publikon numrin e studentëve që vazhdojnë shkollën e lartë për 37 rrethe. Shifrat zyrtare se sa të kërkuara janë nga të rinjtë universitetet publike
Të rinjtë kryeqytetas si dhe ata fierak kanë pushtuar auditorët e universiteteve. Sipas statistikave zyrtare, të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Universitete (APRIAL), afro 3 mijë të rinj kryeqytetas kanë fituar të drejtën e studimit gjatë këtij viti akademik në universitetet publike të vendit. Fill pas kryeqytetit renditet qyteti i Fierit me rreth 1300 maturantë fitues. APRIAL-i ka bërë një renditje të 37 rretheve në shkallë vendi, përsa i përket numrit të studentëve që ka secili prej tyre. Sipas renditjes, në fund të listës për numrin më të ulët të studentëve që ndjekin shkollën e lartë janë rrethet Delvinë, Peqin, Bulqizë.
Universitetet
Përveç evidentimit të studentëve për çdo rreth që ndjekin studimet e larta, APRIAL-i ka detajuar edhe shifrat se sa kërkesa ka secili prej universiteteve publike në vend. Sipas të dhënave të publikuara, universiteti më i kërkuar në vend edhe për vitin akademik 2008-2009 ishte Universiteti i Tiranës me 125648 kërkesa përkundrejt 121712 të vitit të kaluar, një rritje e përafërt me 4000 kërkesa. Bëhet fjalë për momentin e parë të aplikimit, kur në garë ishin rreth 42 mijë kandidatë, që i përkisnin edhe periudhës para vitit 2008 dhe kishin aplikuar përmes formularit A1 për të dhënë provimet me zgjedhje, që i mundësonte të drejtën për të vazhduar garën. Pra, shifrat i referohen kërkesave që përfshijnë të dhjetë preferencat, ku sigurisht të gjithë kandidatët që mundën të shpalleshin fitues, fituan të drejtën vetëm për një program studimi. Sipas drejtuesve të APRIAL-it, kjo shifër kaq e madhe në dukje evidenton dukurinë e njohur gjatë tri vjetëve të Maturës Shtetërore, për t’u bërë pjesë e Universitetit të Tiranës. Kjo është e dukshme sidomos po të bëjmë krahasimin me universitet e rretheve.
Konkurrenca
Jo vetëm mes universiteteve, por edhe brenda vetë universitetit vazhdojnë disnivelet mes kërkesave për programe të ndryshme studimi. Fakulteti që mban rekordin e kërkesave në Universitetin e Tiranës ngelet ai i Drejtësisë, megjithëse ka vetëm një program studimi. Më pas vjen Fakulteti i Shkencave Sociale, i ndjekur nga Fakulteti Ekonomik, por që ofrojnë 4-5 programe studimi dhe për rrjedhojë kërkesat ndahen brenda për brenda vetë fakultetit. Edhe një program studimi dallon për nga kërkesa për nga programi tjetër. Kështu për shembull, nëse do t’i referoheshim Fakultetit të Shkencave Sociale mund të vëmë re diferencën e ndjeshme mes programit Filozofi me 2257 kërkesa dhe programit të Punës Sociale me 8099 kërkesa. Kjo diferencë lidhet me prirjen për të kërkuar ato programe studimi që ndoshta kanë hyrë së fundmi në universitet shqiptare, por edhe me punësimin në të ardhmen. Duke qenë se politikat sociale në vendin tonë kanë gjetur zbatim jo vetëm përmes programeve qeveritare, por edhe me organizma të ndryshëm joqeveritar, në raport me tregun e punës si mësues filozofie, programi i dytë merr prioritet dhe krijon diferencë të dukshme në kërkesë. Por, dy programet e studimit që u morën si shembull më lart nuk ofrohen vetëm nga Universiteti i Tiranës. Për programin e studimit Filozofi–Sociologji në Universitetin e Elbansanit (UE) në vitin 2008 ka pasur 1053 kërkesa, për një kuotë prej 90 vendesh, kurse në UT ka pasur 2257 kërkesa për 100 vende. Në Universitetin e Korçës (UK) numri i kërkesave për këtë program studimi është 723, për një kuotë prej 100 vendesh.
Me një analizë të thjeshtë mundësia për të qenë fitues në këto programe studimi në UT ka qenë në raportin 1/38, në UE 1/10, kurse në UK 1/7.
Kërkesat për universitet e vendit
125648 janë kërkesat për Universitetin e Tiranës
22640 janë kërkesat për Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
5278 janë kërkesat për Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej”
8437 janë kërkesat për Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”
27151 janë kërkesat për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
15452 janë kërkesat për Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”
16508 janë kërkesat për Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”
20 Qershor 2009