E Diel, 1 Nëntor 2026

Eagle Summer Nights mbërthen magjishëm Dhërmiun me DJ Paul Van Dyk

Breaking Views

“Eagle Summer Nights” ka mbushur si asnjëherë tjetër një nga pikat më kryesore të turizmit në Shqipëri, Dhërmiun. Kompania rinore “Eagle Mobile” ka zgjedhur këtë herë DJ me famë botërore Paul Van Dyk për të argëtuar pushuesit e Dhërmiut dhe mijëra fansa të tij shqiptarë. Mijëra pjesëmarrës dhe fansa të DJ Paul Von Dyke kanë kaluar një nga mbrëmjet më të paharruara në “Havana Club”, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Ky eveniment i veçantë që u organizua më 31 korrik, ka bashkuar mijëra të rinj nga të gjitha trevat shqiptare. Qindra grupe të rinjsh kanë ardhur në Dhërmi nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi për të ndjekur nga afër dhe për të shijuar ritmin e “Eagle Summer Nights”. DJ Paul Van Dyk u votua nga lexuesit e revistës angleze DJ si "Best Music Maker", ndërkohë që në “Music Awards” 1999 në Londër ai mori çmimin "Best International DJ". Hitet e tij single si "Nothing but you", "For an angel" dhe "Let go" janë nga më të njohurit. Ndërsa hitet si "Another Way", "Tell Me Why" and "We Are Alive" kanë qëndruar për javë të tëra në krye të klasifikimit të German Dance. Ai vazhdimisht ka ardhur në rritje të klasifikimit të "Top 100 DJ-ve në botë" nga “DJ Magazine”. Në shtator 1999, “Mixmag Magazine” e zgjodhi atë si "Njeriu i vitit". Për pjesëmarrësit, “Eagle Mobile” shpërndau dhurata të ndryshme të veçanta si t-shirt, ventilator apo çakmakë “Eagle”, si dhe 1000 SIM karta të tarifës ‘Super Riniring’. Ky program tarifor është më i preferuari nga të rinjtë që dëshirojnë të flasin në grupe. Stafi promocional i “Eagle Mobile” ka prezantuar avantazhet e shumta që ‘Super Riniring’ ofron për komunikimin pa kufi në grup. Drejtori i divizionit të komunikimit me tregun z. Mustafa Kushata, që është njëherazi edhe organizatori i evenimentit “Eagle Summer Nights”, tha se aktivitete të tilla me DJ mjaft të njohur në Shqipëri dhe jashtë saj do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit gusht, ku mijëra shqiptarë do të kenë mundësinë të argëtohen dhe përfitojnë mijëra dhurata.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›