Eagle, festë argëtim për 120 fëmijë jetimë
Plot 120 fëmijë jetimë janë argëtuar në një drekë artistiko-festive të organizuar nga kompania celulare “Eagle Mobile” dhe Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë. Të pranishëm në këtë eveniment të zhvilluar në ambientet e “Tirana Internacional Hotel” kanë qenë Presidenti Bamir Topi me bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre, Presidenti i çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore Orhan Xhoshkun, Drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile” Ali Tashkën dhe Presidenti i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë Ilir çumani. Të pranishmit kanë përgëzuar këtë iniciativë, kurse drejtuesit e Eagle kanë premtuar se do t’u gjendet më afër këtyre fëmijëve.