IFC debat për administrimin e bashkëpronësisë
“Administrimi i bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”, kjo ishte tema mbi të cilin u zhvillua seminari i organizuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Ministria e Punëve Publike. Synimi i aktivitetit ishte evidentimi i çështjeve që kanë nevojë për t’u përpunuar më tej nëpërmjet akteve nënligjore, duke vendosur kështu dhe urat e komunikimit mes institucioneve kryesore. Midis të tjerave, në seminar u diskutuan skema e funksionimit të bashkëpronësisë, përparësitë që ofron pjesëmarrja në cilësinë e bashkëpronarit në vendimmarrje dhe në të gjitha procedurat e asamblesë, evidentimi i rolit dhe përgjegjësitë e strukturave të qeverisjes vendore për mbarëvajtjen e procesit.