“Eagle”, shpërndan dhuratat e radhes per abonentet e saj
Janë shpërndarë sot dhuratat e radhës që kompania celulare “Eagle” ka premtuar për abonentët e saj. Në fjalën e tij zv.drejtori i Përgjithshëm Brudnicki u shpreh se “Eagle Mobile” nuk di vetëm të premtoje, por dhe të mbajë fjalën e dhënë.
TIRANE- Kompania e telefonisë celulare “Eagle Mobile” ka shpërndarë sot dhurata për 360 abonentë fitues të fushatës së dhjetorit. 100 prej tyre kanë fituar nga një laptop të markës HP, ndërsa për 260 fituesit e tjerë janë dhuruar celularë Samsung. Ndërkohë që 2 mijë e 9 abonentëve të tjerë u janë dhuruar nga 100 sms falas secilit që mund ti përdorin deri në datën 31 janar. Në fjalën e tij zëvendës drejtori i Përgjithshëm Sven Aksel Brudnicki u shpreh në një komunikim me gazetarët se “Eagle Mobile” nuk di vetëm të premtoje, por dhe të mbajë fjalën e dhënë. Duke dhuruar 100 kompjuter portabel “Eagel” nxit të gjithë abonentët e tyre si dhe të gjithë shqiptarët që të përdorin internetin në shtëpi me anë të teknologjisë së fundit. Kjo është një ndihmë në shtimin e përdoruesve të internetit në familjet shqiptare. Suprizat e kompanisë “Eagle” do të vazhdojnë dhe më tej ka nënvizuar Brudnicki. Kompania e telefonisë celulare “Eagle” mbulon 97 për qind të popullesisë, dhe 90.7 për qind të territorit të vendit, ndërsa numëron 270 mijë abonentë. (a.r/news24/balkanweb)