Durrës, grabitet familja, anëtarët në spital
Mesnatën e djeshme dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit Zenel Berberi në Rrashbull të Durrësit. Ata kanë tentuar të vjedhin por kanë hasur në rezistencën e banorëve të shtepisë për pasojë është dëmtuar rëndë i zoti i shtëpisë bashkëshortja dhe vajza e tyre 25 vjeçare. Ata ndodhen në spitalin e Durrësit ndërsa policia ka nisur kërkimin për agresorët.