E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadik, i lumtur me debutim

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 12:11

Berat Sadik ndihet mjaft i kënaqur me debutimin e tij te Helsinki. Sulmuesi kosovar shënoi dy gola të premten kundër Hakas (0:3), në ndeshjen e vlefshme për Kupën e ligës, e cila mbahet çdo vit para fillimit të kampionatit.

“Jam mjaft i kënaqur me ndeshjen time të parë, e në veçanti pasi shënova dy gola të premten. Kjo është gjithmonë një gjë pozitiv për një sulmues”, theksoi ish futbollisti i Lahtit për ueb faqen zyrtare të klubit.

Sadik iu bashkua Helsinkit së fundmi pas provave që pati në Holandë. Ai thotë se është ambientuar shumë shpejt tek ekipi i ri, ku i njeh shumicën e futbollistëve. Për shkak të lëndimit, 24 vjeçari nuk kishte luajtur në 5 muajt e fundit. Por, tash ai ndihet mirë. “Natyrisht, ka ende shumë punë për të arritur në formën optimale, por jam i kënaqur me fillimin e eksperiencës sime këtu”, vazhdoi ai.

Sadik në fund thotë se ndeshja me Hakan do ta ndihmojë atë dhe shokët e skuadrës që të përmirësohen, për ndeshjet e ardhshme të skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›