E Diel, 1 Nëntor 2026

Ecje me maturi

Nga Paschos Mandravelis, “Kathimerini”

Politika është si vera. Ajo ka nevojë të maturohet dhe pastaj të marrë shijen tipike. Ajo që ti bën sot, do të kthehet së bashku me interesat pas pak vitesh. Asgjë nuk ndodh vetë dhe fitimet e menjëhershme janë të pakta. Kjo është dilema e çdo politikani: të bëjë gjënë e duhur dhe të kuptohet nga pak njerëz, apo të bëjë diçka spektakolare dhe të duartrokitet nga të gjithë.

Politika më efektive në demokraci është hedhësh vazhdimisht nga një hap të vogël. Problemet nuk zgjidhen me një vendim apo ligj. Zbatimi i ligjit kërkon veprim, mbështetje dhe këmbëngulje, korrigjime aty ku është e nevojshme dhe veprime të mëtejshme. Kjo mund t’u duket gjë e vogël votuesve, por ka pasoja të jashtëzakonshme. Politika ka shumë aspekte dhe kjo është arsyeja përse fitojnë ligjet e kaosit. Një vendim i vogël i marrë sot mund të ketë pasoja negative në kohë, në kushte të caktuara.

Për shembull, shumë pak njerëz e vlerësuan rëndësinë e emërimit të Panajot Furlas në krye të departamentit të zjarrfikësve në vitin 2000 apo largimit nga puna të 70% të zyrtarëve të lartë në 2006 që ishin promovuar nga ai. Megjithatë, kjo ndikoi në shkatërrimin (nga zjarri) të gjysmës së Peloponezit.

Askush nuk i kushtoi vëmendje largimit të zyrtarëve të suksesshëm të ekipit antiterror, kur u transferuan në provinca apo poste më të ulëta. Shtatë vjet pasi u arrestuan terroristët e organizatës “17 Nëntori”, vendi po përballet me probleme të ngjashme dhe forcat e rendit janë në qorrsokak.

Kjo është arsyeja përse politika ka nevojë për planifikim afatgjatë dhe monitorim të vazhdueshëm të gjërave që tani duken thjesht detaje. Akumulimi i vendimeve “të vogla” mund të sjellë katastrofë. Kështu që çështja sot qëndron te fakti se qeveria do të vlerësojë situatën me qetësi dhe nëse ajo e ndjen që është koha për të hedhur këto hapa të vogla, të cilat do të sjellin fryte në afat të gjatë, por do të kenë impakt shumë të vogël në imazhin e saj publik, në mos impakt negativ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›