E Shtunë, 31 Tetor 2026

E.coli, Rusia ndalon importin e perimeve nga vendet BE

MOSKE- Rusia ndalon importin e perimeve të freskëta me origjinë nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian për shkak të epidemisë vdekjeprurëse të shkaktuar nga bakteri E.coli 0104, njoftoi Agjencia ruse e Mbrojtjes së Konsumatorit.

"Ndalimi i importeve të perimeve të freskëta, që prek të gjitha vendet e Bashkimit Europian, hyn në fuqi sot në mëngjes", deklaroi shefi i agjencisë, Gennady Onishchenko, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.

''Perimet e importuara tashmë nga BE-ja do të sekuestrohen në të gjithë Rusinë'', shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›