E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, sulmohet kandidatja për kryeministre

SHKUP- Kandidatja e opozitës maqedonase për kryeministre të vendit Radmila Sekerinska, mbrëmë vonë është sulmuar dhe provokuar në autostradën Prilep–Shkup, gjatë kthimit nga një tubim me qytetarët. Lajmi është bërë publik nga sajti Zhurnal.
Lidhja Socialdemokrate theksoi se incidenti ka ndodhur para lokalitetit Rosoman.

Ndërsa vetë Sekerinska ka deklaruar se autorët që e kanë sulmuar lëviznin me një makinë me xhama të zinj, ndërsa shpret se nuk friksohet nga incidente të tilla.

“Dua të ndjehem dhe insistojë që të ndjehem e lirë në shtet. Këta njerëz që dëshirojnë të bëjnë incidente janë frikacakë. Ata ju gjuajnë nga makina, fshihen pas xhamave të errët dhe asnjëherë nuk guxojnë që drejtpërdrejt të ju sulmojnë. Por tani jam e sigurt në diçka se pas 5 qershorit na duhet një Qeveri që do të ndërpresë ndarjet e tilla dhe qeverisjen e tillë me frikësim. Unë nuk jam e frikësuar dhe jam e bindur se edhe qytetarët në Maqedoni më 5 qershor do të tregojnë se nuk frikësohen nga njerëzit e tillë”, theksoi ish-liderja socialdemokrate dhe ish-zëvendëskryeministre për eurointegrime në qeverinë pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›