Parlamenti serbo-boshnjak anulon referendumin për Drejtësinë
SARAJEVE- Parlamenti i Republikës Serbe (RS, entitet i mazhorancës serbe në Bosnje-Hercegovinë) anuloi vendimin për zhvillimin e një referendumi kundër sistemit qendror të drejtësisë dhe vendimmarrjes legjislative të përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje.
Deputetët votuan dje në mbrëmje duke ndjekur sugjerimet e presidentit të RS-së, Milorad Dodik, i cili kishte vendosur të hiqte dorë nga referendumi, pas një marrëveshjeje të javëve të kaluara me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Ashton kishte premtuar ndërmjetësim të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e çështjes së mprehtë të drejtësisë, çka kishte provokuar një krizë politike në Bosnje.
Autoritetet serbo-boshnjake akuzojnë drejtësinë qendrore në Bosnje për njëanshmëri si edhe për përqëndrim të çështjeve të drejtësisë që kanë të bëjnë vetëm me krime lufte të kryera nga serbët në Bosnje gjatë konfliktit të viteve 1992-95 dhe jo për ato të kryera edhe kundër serbëve.
(s.g/atsh/BalkanWeb)