E Diel, 1 Nëntor 2026

E.coli ne det. Mjeket Bakteri nga ujrat e zeza

Bakteri E.Coli ndodhet i shpërndarë kudo në territorin e Shqipërisë sidomos në në det. Shefi i repartit të infektivit në spitalin rajonal të Vlorës, Islam Islami ka pohuar se ky bakter në Gjermani e Rusi ka pësuar mutacion dhe ka marr trajtë të ndryshme nga mikrobi i njohur në vendin tonë i cili kurohet me sukses. Sipas Islamit ndotja e lartë bakterologjike në plazhin e Vlorës nga shkarkimi i ujrave të zeza shton mundësinë e prezencës së bakterit E.Coli.

“Është absurditet të pranosh që ne kemi një bregdet ku derdhen ujrat e zeza, edhe për turizmin, por njëkohësisht janë burime të padiskutueshme sëmundjesh. Janë burime te padiskutueshme infeksionesh si ato që kalojnë në gojë dhe më tutje, por dhe infeksione të lëkurës. Duhet të marrim të gjitha masat për tu mbrojtur nga infeksionet, për t’i luftuar ato dhe të mos kemi ambjente të pista, të infektuara sepse ato janë gjithmonë burim sëmundjesh ” thotë Islami.

Alarmi për përhapjen e bakterit erdhi nga Gjermania ku janë shënuan 21 viktima si pasojë e konsumimit të perimeve të infektuara me E.Coli.

Festim Llanaj    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›