Fluks turistesh ne Apolloni. Nuk ka mundesi akomodimi
Numri i turistëve në parkun arkelologjik të Apollonise ka shënuar një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar një pjesë e madhe e të cilëve janë turistë nga Kosova dhe që ardhjen e tyre e ka lehtësuar rruga Durrës- Kukës. Por problem sipas drejtorit të këtij parku Marin Haxhimihali mbetet mungesa e sistemit hoteleri- agjensi turistike që duhej te ishte perfshirë në strategjine e turizmit te bashkise. Po ashtu restaurimi i plotë i Muzeut të parkut pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve gjatë këtij sezoni.
“Ka qenë një bashkëpunim dhe një koordinim i disa institucioneve që ka bërë të mundur fillimin e punimeve të rehabilitimit të Muzeut Arkeologjik në parkun e Apollonisë. Konkretisht, projekti është hartuar nga specialistët vendas të Institutit të Monumenteve të Kulturës, kurse Zyra e UNESCO-s në Venecia që mbulon edhe Shqipërinë ka financuar punimet për rehabilitimin e këtij muzeu” thotë Marin Haxhimihali, drejtori i Parkut Arkeologjik.
Vetëm gjatë kësaj fundjave Apollonine e kanë vizituar rreth 200 turistë. Interesin e tyre e kanë zgjuar edhe më shumë zbulimet e fundit të kryera nga ekspedita shqiptaro– franceze në këtë park.
Aleksandër Nushi