Leka Zogu, nje jete-beteje plot peripeci dhe endrra
"Paqe, Bashkim, Vllaznim", te thena nga Mbreti Leka I, gjate fushates elektorale te vitit te mbrapshte 1997, jane esenca apo thelbi i asaj cka ai mendonte e ndjente per bashkekombesit e vet, te cileve u dedikoi energjite e perpjekjet per cdo dite te jetes. Gjithe qenia e tij, ne cdo qelize te trupit, kishte vec nje qellim, - realizimin e idealeve kombetare dhe perparimin e kombit. Por kjo s'ka qene aspak e thjeshte, sidomos po te shohim trajektoren e jetes se tij, qe nga lindja e deri ne shtratin e vdekjes. Nje jete e jetuar praktikisht si nje lufte e panderprere, sa nga rrethanat e politikes boterore, po aq edhe zhvillimet e brendshme ne shtetin shqiptar. Qe nga dita e pare e jetes e deri sa mbylli syte e shkoi tek Krijuesi.
I lindur ne prag te luftes kunder pushtimit nga Italia fashiste, jeta e Leka I do te ishte nje beteje e perpjekje e pandalshme per t'u kthyer ne vendlindjen e vet, te cilen e la ne moshen dyditeshe. Si shume trashegimtare evropiane te froneve mbreterore, te cilet si rezultat i Luftes se Dyte Boterore do te shfronesoheshin padrejtesisht e per konsekuence do te emigronin nga vendet e tyre ku do te vendoseshin diktaturat komuniste, edhe Leka do te pesonte te njejtin fat. I ashtuquajturi Oborri Mbreteror Shqiptar (OMSH) vlereson se ai nuk do t'i nenshtrohej ketij destini te keq si per ate vete, ashtu edhe per kombin qe ai perfaqesonte, prandaj do te luftonte pareshtur nen devizen e clirimit te Shqiperise Etnike si ushtar i Atdheut. Bir i Mbretit Zog I dhe Mbretereshes Geraldine te Shqiptareve, misioni i tij ne mergim ishte me shume se i veshtire, pasi zhvillimet historike kishin marre nje drejtim te padeshiruar dhe thuajse te pamundshem per realizimin e idealeve dhe synimeve te tij politike, thote OMSH. Shteti shqiptar ishte tashme pjese e "Perandorise se kuqe" kurse gjysma tjeter e kombit vuante nen zgjedhen e Jugosllavise komuniste.
Megjithese situatat ishin nga me te veshtirat per nje aksion politik, Leka I i vuri qellim vetes te punonte me vullnetin e nje rilindesi, trimerine e nje luftetari kombetar dhe shpirtin e nje fisniku per te realizuar endrren e cdo atdhetari, clirimin e bashkimin kombetar te shqiptareve. Megjithese i gjendur shpeshhere ne kushte te pafavorshme, ai do te dinte te mbronte dinjitetin shqiptar e mbreteror per gjate gjithe aktivitetit politik e patriotik qe zhvilloi. Per kete deshmojne dokumente e fakte te njohura boterisht, prej te cilave permendim vec ato te ruajtjes se nenshtetesise shqiptare per gjithe kohen e mergimit, duke mos pranuar asnje oferte apo pasaporte tjeter, duke perfituar keshtu privilegjet diplomatike dhe te ekstra-territorialitetit ne rastet e posacme, dhe sidomos me organizimin e diaspores antikomuniste dhe krijimin e Ushtrise Kombetare per Clirimin e Shqiperise Etnike dhe Keshillit ushtarak. Jane lapidare fjalet e tij se "Per Shqiperine Etnike ngrihem edhe nga varri!"
Princi i vetem i Zogut qe la vendin ende motak
Leka I u lind ne Tirane me 5 prill te vitit 1939 dhe eshte femija i vetem i Mbretit Zog I dhe Mbretereshes Geraldine te Shqiptareve. Ne te zbardhur te dates 7 prill, ai largohet bashke me Mbretereshen Geraldine ne drejtim te kufirit me shtetin grek. Nje dite me pas, me 8 prill, do te vinte edhe Mbreti Zog, per t'iu bashkuar familjes dhe grupit te njerezve qe e shoqeronin ne kete mergim te detyruar. Ne shtetin grek Familja Mbreterore ka ndenjur gati nje muaj dhe me 2 maj 1939, eshte nisur ne drejtim te Turqise. Prej saj, ne fund te muajit qershor, jane larguar drejt veriut, per te pershkuar nje itinerar te gjate e te rrezikshem duke udhetuar pandalshem permes Rumanise, Polonise, vendeve baltike, Suedise, Norvegjise e per te mberritur perfundimisht ne France ne muajin korrik. Ketu vendosen fillimisht ne keshtjellen e Maye-s ne Versailles ndersa nga fundi i vitit 1939 marrin me qira keshtjellen e Mesnil-Saint-Denis.
Pas fillimit te sulmit gjerman ne 10 maj 1940, Familja Mbreterore shqiptare shperngulet drejt perendimit ne rrugen drejt Orleans, Royan, Bordeaux e me ne fund ne Saint-Jean-de-Luz prej ku me anije mberrijne ne Britanine e Madhe. Mbreti George IV i Anglise do t'i ofronte mbrojtje dhe siguri gjate gjithe periudhes se Luftes II Boterore. Me perfundimin e luftes, Familja Mbreterore zhvendoset perseri kesaj radhe ne Egjipt, pas fteses se marre prej Mbretit Faruk, i cili ishte pasardhes i shqiptarit themelues te dinastise mbreterore egjiptiane Mehmet Ali Pasha. Fillimisht ne Kajro e me pas ne Aleksandri, Familja Mbreterore shqiptare do te vijonte jeten e perpjekjet e saj per ceshtjen kombetare.
Ne Aleksandri, Leka do te fillonte mesimet e para te shkolles ne Victoria College dhe British Boys School. Por keto studime do te nderpriteshin pas grushtit te shtetit dhe ardhjes ne fuqi te republikaneve ne vitin 1952. Ndryshimet politike ne Egjipt sollen si rezultat zhvendosjen e radhes per Familjen Mbreterore shqiptare, e cila ne korrik te vitit 1955 u vendos perfundimisht ne Cannes te Frances.
Shume edukim luftarak, mori gradash ushtarake
Gjate kesaj kohe Leka u regjistrua ne Shkollen e shqiponjave te Villars-sur-Ollon ne Zvicer ku mori diplomen "matriculation of Oksford". Ne vitet 1956-1959 futet ne akademine ushtarake te Sandhurst prej se ciles do te gradohet si toger. Kujtimet nga jeta e Akademise Ushtarake Mbreterore ne Sandhurst, jane nga me te bukurat e jetes se Leka I. Ne kete akademi, nder me te famshmet ne bote, studionin pothuajse te gjithe bijte e mbreterve te globit, por Leka lidhi miqesi te ngushte me dy nga studentet me te shquar, qe ishin Mbreti i ardhshem Baudouin i Belgjikes dhe Mbreti i ardhshem Husein i Jordanise. Kur Princ Leka arriti per here te pare ne Sandhurst, Sir Julian Amery, ne ate kohe minister ne qeverine e Mbretereshes Elisabeta, organizoi nje pritje protokollare per nder te Lekes ne aeroport, ku Princi parakaloi ne reviste para radheve te Gardes Mbreterore britanike, i veshur me grand-uniformen Mbreterore te Mbreterise Shqiptare.
Pas kthimit ne France, ai ndoqi studimet e larta ne drejtesi dhe shkenca ekonomike ne Sorbone si edhe disa kurse per gjuhet dhe kulturen orientale. Qysh prej moshes 8-vjecare Leka zoteronte pervec shqipes edhe gjuhet e huaja anglisht e frengjisht.
Zogu e shpall te birin mbret ne mergim
Me 5 Prill 1957, kur Leka mbush plot 18 vjec, ish-Mbreti Zog e shpall ate trashegimtar te kurores mbreterore, ne nje ceremoni te zhvilluar ne prani te figurave me te shquara te emigracionit politik shqiptar ne France dhe te shume miqve te shquar te Familjes Mbreterore dhe te Shqiperise, te ftuar enkas. Ndersa pas vdekjes se ish-Mbretit Zog ne spitalin Foch te Parisit me 9 prill 1961, ne perputhje me statutin e Mbreterise Shqiptare te vitit 1928, vendin e ish-Mbretit Zog e zuri Leka i Pare, i cili beri edhe betimin para nje Asambleje te shqiptareve ne mergim, te perbere prej dinjitaresh te larte te Mbreterise, ish deputete, ministra e ofiqare te ndryshem si dhe delegacione e perfaqesi te shqiptareve te ardhura nga te kater anet e botes. Kesisoj, ai u be sipas kushtetutes se vitit 1928, Mbret i Shqiptareve.
Formula statutore
Ne ceremonine mbreterore te kurorezimit, te dates 15 Prill 1961, para Keshillit te Kurores Mbreterore, ai shqiptoi formulen statutore: "Une Leka I - Mbret i Shqiptareve, ne minuten qe hyp ne fronin e Mbreterise Shqiptare dhe marr ne dore pushtetet mbreterore, betohem para Zotit Fuqimadh, se do te ruaj njesine kombetare, pavaresine shteterore dhe teresine tokesore; gjithashtu, do te ruaj Statutin e do te veproj pikerisht sipas atij dhe sipas ligjeve ne fuqi, duke pasur parasysh gjithmone te miren e popullit. Perendia me ndihmofte".
Perpjekjet e ethshme per t'u bere mbret i ligjshem ne Republiken e Shqiperise
Ne nentor 1993 Leka Zogu vjen ne Tirane per here te pare pas largimit kur ishte dyditesh, por vizita nuk shkoi sipas planit per shkak te dokumenteve te udhetimit dhe armatimeve personale qe kishte me vete. Ardhja e dyte e Zogut ishte ne 12 prill 1997. Kete here u prit nga autoritetet shqiptare gjate te cilave u caktua data e referendumit. Leka zhvilloi nje fushate ne mbare vendin. Pas votimit per referendum, me 29 qershor 1997, KQZ shpalli humbjen duke konkluduar se monarkia kishte fituar 20% te votave. Vendimi u apelua ne Gjykate te Larte e cila dha nje vendim korrigjues ndaj atij te KQZ, por nuk ndryshoi verdiktin perfundimtar ne disfavor te monarkise. Leka i pretendoi se kishte fituar 54%. Ai u vu ne krye te nje proteste e cila precipitoi ne gjakderdhje prane KQZ ku nje person mbeti i vrare. Pas kesaj situate te krijuar, Leka I me 12 korrik 1997, iku serish, plot 3 muaj pasi kishte ardhur. Gjyqesori shqiptar hapi procedim penal per organizim e thirrje tubimesh te armatosura por nuk pati vendim per ta denuar.
Ne qershor te vitit 2002, Leka I, pas nje kerkese te bere prej 76 deputetesh te Kuvendit te Shqiperise merr vendimin qe te kthehet pergjithmone ne Atdhe. Dy vitet ne vazhdim nderrojne jete njera pas tjetres Nena Mbretereshe Geraldine dhe Mbreteresha Suzane. Ne kete periudhe ai pesoi nje traume ne kofshe, e cila e pengonte te ecte lirshem. Pas disa operacioneve gjendja nuk ndryshoi dhe ai per shume kohe eshte detyruar te ece ne karroce me rrota. Shendeti nderkohe ka ardhur gjithnje duke u dobesuar dhe se fundi krizat e mbrame paten nje rezultat fatal per te dhe gjithe dashamiret e Familjes Mbreterore.
Dyzet data historike rreth historise monarkike shqiptare
8 tetor 1895, Ne Burgajet te rrethit te Matit, lindi Ahmet Xhemal Zogu.
Ne vitin 1903, Mbreti Zog shkon te studioje ne Liceun e Galata-Sarajit ne Stamboll.
Ne vitin 1908, nderron jete Xhemal Pasha Zogu
Ne vitin 1911, Mbreti Zog kthehet ne Atdhe per te udhehequr nje revolte te krahines se Matit kunder Xhonturqve.
Ne vitin 1912, lufton me ushtrine malazeze ne Malet e Kakarriqit
28 Nentor 1912, merr pjese ne Shpalljen e Pavaresise ne Vlore si delegat.
3 Mars 1916, Mbreti Zog therret Kongresin Kombetar ne Elbasan kunder pushtimit.
Janarin e 1917, mbas vdekjes se Franc Jozefit ne Vjene, u be Kurorezimi i Karlit, Ahmet Zog, u ftua, Ai u detyrua te vendosej ne Vjene deri ne perfundim te luftes.
21-31 Janar 1920, merr pjese ne Kongresin e Lushnjes dhe emerohet Minister i Brendshem
Prill 1921, Zgjidhet deputet ne Parlamentin e dale nga zgjedhjet e para te lira ne Shqiperi
4 Nentor 1921, emerohet nga qeveria, Komandant i Operacioneve Ushtarake per krahun lindor kunder Serbeve.
Dhjetor 1923, Zgjidhet anetar i Asamblese Kushtetuese
2 Dhjetor 1922, Kryeminister dhe Minister i Brendshem
25 Shkurt 1924, jep doreheqjen si Kryeminister, dy dite pas atentatit ne Parlament
10 Qershor 1924, pas kryengritjes se armatosur largohet nga Shqiperia
24 Dhjetor 1924, kthehet ne Tirane, "Triumfi i Legalitetit" Kryeminister dhe Minister i Brendshem.
31 Janar 1925, Ahmet Zog zgjidhet President i Republikes
1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqiperine Monarki Kushtetuese
20 Shkurt 1931, Mbreti Zog i shpeton nje atentati ne Vjene
25 Nentor 1934 nderron jete Nena Mbretereshe Sadije.
12 Janar 1936, Princesha Sadije martohet me Princin Abid
27 prill 1938, Zog I Mbretit i Shqiptareve, martohet me Konteshen hungareze, Geraldina Apponyi.
5 Prill 1939, lindi ne Tirane NT Princ Leka (NMT Mbreti Leka)
7 Prill 1939, trupat fashiste pushtojne Shqiperine
9 Prill, Mbreti Zogu largohet per ne Greqi
27 Qershor 1940, nga Bordoja niset drejt Anglise
Shkurt 1946, niset per ne Egjipt
9 Prill 1961, nderron jete Mbreti Zog ne Paris
15 Prill 1961, Leka I ben betimin si Mbreti i Shqiptareve
7 Tetor 1975, Mbreti Leka, martohet me Zj. Suzan Cullen Ward
10 Tetor 1975, ne Madrid behet dasma.
26 Mars 1982, lindi Princi Leka Anwar Zog
28 Nentor 1993, Mbreti Leka eshte kthyer ne atdhe mbas 54 vjetesh ne mergim, per 24 ore.
29 Qershor 1997, zhvillohet referendumi per reformen e regjimit
28 Qershor 2002, Familja Mbreterore kthehet ne atdhe
22 Tetor 2002, nderron jete Nena Mbretereshe Geraldina
17 Korrik 2004 nderron jete Mbreteresha Suzan
NT Princ Leka fejohet me Elia Zaharia
16 Qershor 2010, NT. Princ Leka deklaron fejesen me Elia Zaharia, ne Paris