Pese kriteret qe do te lehtesojne procedurat ne hipoteka
Qeveria ka miratuar dje, projektligjin "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme", i propozuar nga Ministria e Drejtesise. Kryeministri e ka konsideruar Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme si regjistrin e dyte themelor me te rendesishem te shtetit, pas atij te gjendjes civile. Qellimi i ketij projektligji te ri synon te rregulloje veprimtarine e regjistrimit e pasurive te paluajtshme. Kreu i qeverise ka bere te ditur se drafti vjen ne kuader te reformimit te drejtave te pronesise, permiresimit ne nivel kombetar te shperndarjes se sherbimeve, eficences dhe transparencen e zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Me kete projektligj te ri, qytetareve dhe bizneseve do t'ju ofrohet nje sherbim me i mire per regjistrimin e pasurise se tyre, duke shkurtuar ne radhe te pare kohen qe qytetareve shqiptare ju duhet per te marre nje sherbim. Sipas draftit te hartuar nga Ministria e Drejtesise, pese jane ceshtjet kryesore qe synon qeveria te rregulloje me kete iniciative ligjore qe ka ndermarre. Se pari, eshte rregullimi i organizimit te zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme si nje institucion i pavarur buxhetor, i vetefinancuar nga te ardhurat e krijuara gjate ushtrimit te veprimtarise se tij, per ofrimin e sherbimit te regjistrimeve te titujve te pronesise, ne funksion te rritjes se eficences se veprimtarise se ZRPP-se dhe permiresimin e dhenies se sherbimeve. Se dyti, eshte dixhitalizimi i veprimtarise se ZRPP-se, i cili perfshin dixhitalizimin e te gjithe te dhenave te administruara ne zyren e regjistrimit te veprimtarise, gjate regjistrimit fillestar dhe jo vetem, ne kuader dhe te implementimit te projektit mbi administrimin dhe mbrojtjen e tokes (LAMP) te financuar nga Banka Boterore, duke mundesuar dhe verifikimin online nga institucionet publike/subjektet private te gjendjes se nje prone te regjistruar ne ZRPP, pas pajisjes se ketyre te fundit, me kodet respektive te sigurise. Se treti, eshte dixhitalizimi i procedurave dhe ndertimi i nje portali ne ZRPP, per te marre online cdo informacion. Dixhitalizimi do te nxjerre ne drite te diellit cdo procedure qe kryhet ne ZRPP. Portali do te jete i aksesueshem nga cdo qytetar 24 ore ne 24, per cdo praktike te tijen me ane te nje usercod. Se katerti, nepermjet kesaj iniciative ligjore eshte synuar te rregullohet dhe ceshtja e garantimit te informacionit te siguruar nga regjistrimi i pasurive te paluajtshme, duke percaktuar ne menyre te qarte rastet e pergjegjesise se ZRPP-se ne sigurimin e informacionit te shperndare nga kjo e fundit, ne funksion te mbrojtjes se te drejtave te pronesise dhe garantimit te sigurise se informacionit te administruar ne regjistrat e ZRPP-se. Se pesti, eshte synuar te mirepercaktohen rregullat per regjistrimin e disa llojeve te vecanta te pasurive, si pallatet e reja, regjistrimi i te cilave ne referim te dispozitave aktuale te ligjit ka sjelle probleme duke perjashtuar mundesine e te interesuarve per t'i regjistruar ato.