E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ed Kapllani: “Merkato e verës e mbushur me surpriza”

Ekskluzive- Edmond Kapllani po shfaq një formë të jashtëzakonshme te Karlrsuhe, kryesuesja e Bundesligës 2 në Gjermani: 14 gola të shënuar. "E kam përsëritur shpesh se kjo është vetëm falë stërvitjes serioze që kam kryer, por dhe mundësive që kam pasur për të shënuar gola të dobishëm për ekipin. Objektivi im i parë është sigurimi i një vendi të përhershëm në formacion, pastaj vjen shënimi i golave, por jo numri i tyre.
Duket se ekziston një garë brenda Karlsruhes: Xhovani Federiko-Kapllani. "Në të vërtetë nuk eksiton një luftë e tillë, pasi që të dy mendojmë për t'i shërbyer fitores së ekipit", thote Edi.
Sebastian Frajs është partneri i ri në sulm te Karlsuhe i Kapllanit "Frajs është një lojtar i ri. Ai ka luajtur madje dhe një ndeshje me Kombëtaren U-21 të Gjermanisë. Vlerësohet nga klubi si një lojtar me të ardhme".
Jo pak herë është përmendur fakti i disa ofertave nga klube të Bundesligës 1, ku nuk mungojnë dhe ato angleze.
"Për momentin nuk mund të flas për oferta, pasi kam zyrtarisht ende dhe një vit kontratë me ekipin e Karslruhes. Dua t'i gëzohem kësaj që jam duke arritur. Ndoshta në verë do të kem tjetër mendim dhe mund të ketë surpriza, të cilat nuk i përjashtoj".
Të plotë intervistën do ta lexoni nesër

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›