E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala, dy herë kapiten te Shqiperia dhe Hanover 96

Albania-sport - Altin Lala luajti me shiritin e kapitenit në testin e fituar 6-0 Kombëtarja A me ekipin modest të Olimpikut. Pas mosthirrjes së kapitenit zyrtar Igli Tare dhe më pas edhe të zëvendësit të tij, Besnik Hasi (për shkak të dëmtimit), mesfushori dhe i kapiteni i Hanover 96, Altin Lala është kapiteni i ri, rol që do ta luajë edhe në ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë.
Altin Lala u lind më 18 nëntor të vitit 1975 në Tiranë.
Karriera e tij nisi te Dinamo dhe në Gjermani së pari luajti për Borussia Fulda në vitin 1997. Nga viti 1998, Lala luan për Hanover 96, ekip të cilin e ndihmoi të mgjitej në Bundesliga 1. Lala është kapiten i Hanover 96 nga viti 2004.
Mesfushori shkatërrues Lala, 172 cm luan që nga viti 1998 me përfaqësuesen shqiptare me të cilën ka zhvilluar 54 ndeshje për Kombëtaren e Shqipërisë duke shënuar 3 gola

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›