Edgar Cani, dopjetë në miqësore Padova, gati kthesa në Seria B
Edgar Cani, ish-futbollisti i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, i cili luan në Serinë B në radhët e Padovas, ku është dhënë në formë huazimi nga Palermo, është shndërruar në protagonistin e fitores 4-0 ndaj ekipit të të rinjve të këtij qyteti. Sulmuesi i ri shqiptar i datëlindjes 1989 ka hyrë në pjesën e dytë si zëvendësues dhe ka mundur të realizojë një dopjetë: Golin e parë e ka shënuar me një gjuajtje të bukur fluturimthi, ndërsa të dytin me një goditje të fortë nga hyrja e zonës. Megjithë paraqitjet e tij të mira, Cani ende nuk ka mundur të bindë trajnerin Karlo Sabatini, i cili në 8 ndeshje zyrtare të zhvilluara deri tani në këtë sezon në Serinë B, e ka aktivizuar shumë pak minuta si titullar. Pjesën më të madhe shqiptari qëndron i ulur në pankinën e rezervave. Deri tani, Cani ka shënuar vetëm një gol në ndeshjet zyrtare. Ndërkohë që Padova, në kuotën e 13 pikëve pas 8 takimeve, është gati të bëjë kthesën përfundimtare.
A. M.
A. M.