E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Cani shënon golin e parë sezonal

Edgar Cani rigjen shumë shpejt veten në Serinë B. Atë që nuk kishte mundur ta bënte me skuadrën e tij të re, Padovën, në ndeshjen e parë të luajtur kundër Modenës, sulmuesi i ri shqiptar e ka realizuar në 90 minutat e dyta të këtij sezoni të kategorisë inferiore italiane. Dje Padova është ndeshur me Rexhinën në shtëpinë e kësaj të fundit, por ka mundur të dalë që andej me një barazim shumë të rëndësishëm, i cili i jep shpresa për një të ardhme më të mirë në këtë sezon. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1. Kalabrezët kishin shënuar të parët në minutën e 13-të me anë të Briencës. Goli i vetëm për skuadrën mike u shënua nga sulmuesi i ri shqiptar, Edgar Cani në minutën e 38. Në minutat në vazhdim nuk ka ndryshuar asgjë për sa i përket rezultatit dhe Padova merr kështu një pikë të vlefshme në Kalabiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›