E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara bën Juven të ëndërrojë

Juve ka një detyrë më se të qartë sipas Çiro Ferrarës. "Duhet t‘i rrëmbejë titullin Interit, kampionët e Italisë janë ata". Për të arritur objektivin, trajneri ka vendosur të synojë Juventusin më të mirë të mundshëm. Kundër Romës nuk do të ketë asnjë pushim, do të luajnë ata që janë më në formë. Melo e Diego e kanë rimarrë veten dhe janë gati për të veshur bluzën e titullarit. Dhe në sulm asnjë nuk dëshiron të mbetet jashtë. "Ka pasur një problem të lehtë, është në dispozicion ashtu sikurse Diego. Vjen nga një periudhë në të cilën ka luajtur shumë, është lojtar i nivelit të lartë dhe nuk ka pasur vështirësi të ambientohet. Është gjithnjë i hapur dhe i disponueshëm. Është në fillimet e tij dhe duhet të kërkojë të integrohet edhe më mirë. Për ne mund të bëhet një pikë referimi në atë pozicion. Jam i kënaqur nga paraqitja e tij e deritanishme. Për sa i përket topave të humbur, edhe Filipe e ka kuptuar se në disa çaste nuk duhet të rrezikohet dhe në disa pozicione është më mirë të mos rrezikosh. Është një lojtar me kualitet dhe inteligjent". Më pas trajneri i Juventusit analizon pragndeshjen e sotme me Romë. "Është më para se ne sa i përket formës fizike, ndoshta ka disa probleme në lidhje me golat e shumtë që ka pësuar, por shënon shumë. Respekt të madh për Spaletin, Roma është një nga skuadrat që kanë luajtur futbollin më të mirë në vitet e fundit. Është një kundërshtar historik. Është e vështirë për ne, ndoshta edhe Roma do të kishte dashur të na shmangte në përballje që në javën e dytë. Toti e Del Piero janë dy simbole, është e bukur, që janë kampionë të lidhur përgjithnjë me një bluzë. Një spot i mirë për të rinjtë. Nënvizoj fjalët e Kielinit: nëse fitojmë do të jetë një provë force, koncepti është i drejtë, fitorja është e rëndësishme për bindjen tonë". Ndërkohë që pohon konkurrencën e madhe në ekip. "Kam katër lojtarë të nivelit të lartë, do të duhet të zgjedh, nuk e kam vendosur ende se kush do të luajë. Në shtator do të luajmë të dielën dhe të mërkurën deri në dhjetor. Prandaj më duhet të menaxhoj lojtarët që kam në dispozicion. Hierarkitë? Nuk ekzistojnë. Nuk është e vërtetë që Amauri është i sigurt, ndërsa Trezege jo, Del Piero është mirë. Kam folur me disa lojtarë, që e përjetojnë këtë dualizëm. Kam nevojë për të gjithë, nuk kemi asnjë moment pushimi. Është e domosdoshme të kemi alternativa të vlefshme. Murinjo thotë se Roma është një pretendente për titull? Ferra përgjigjet: "Një gjë e tillë vlen për të gjithë, për të fituar duhet një vit i përsosur. Roma mund të luftojë për pozicionet e para, është në një linjë me të tjerat. Interi është skuadra për t‘u mundur. Në lidhje me derbin Milan-Inter, trajneri i Juves thekson: "E pashë në TV, por rezultati nuk më intereson".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›