Shpirti i Canës nuk i mjafton Sanderlendit
Lorik Cana dhe Sanderlendi i tij janë dorëzuar në javën e katërt të Premier Leagues në shtëpinë e Stok Sitit. Vendasit fituan me rezultatin 1-0. Kjo ishte edhe ndeshja, ku mesfushori shqiptar është celebruar në rolin e tij të ri në skuadër, si kapiten i saj. Ka qenë një ndeshje e mirë për "Macet e Zeza", por janë ndëshkuar nga një gol i Kitson në minutën e 43. Vetëm pak minuta më parë miqtë kishin humbur një rast të mirë për të shënuar, pasi në minutën e 41 Cana i ka dhuruar një top të bukur sulmuesit Bent, i cili nuk mundi ta çojë atë në rrjetë. Në minutën e 64‘ shqiptari u ndëshkua me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit, e cili e gjykoi të parregullt ndërhyrjen e tij ndaj Etherington. Paraqitja e mirë e Canës dhe Li Kartemol nuk e ka ndihmuar aspak skuadrën e Stiv Brus të shmangë humbjen.