E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain pothuaj i Napolit

Gonzalo Higuain është shumë pranë transferimit në Napoli. Real Madridi dhe klubi italian kanë arritur marrëveshje për 37 milionë euro, plus 3 nga bonuset, që nënkupton se ‘Los Blancos’ pritet ta pasurojnë kasën e tyre me 40 milionë.

Ndërkohë, ‘El Pipita’ pritet ta nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, duke i marrë 8,7 milionë në sezon, përkatësisht 4,5 milionë të pastra.

Për dy vjetët e parë, të drejtat e imazhit do të shkojnë 50% tek argjentinasi, ndërsa në vitin e tretë ato t’i takojnë klubit italian./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›