Edgar ani eshte mjaft entuziast per grumbullimin e pare me Kombetaren

Edgar Çani është entuziast për grumbullimin e parë në Kombëtaren shqiptare, për miqësoren e 29 shkurtit me Gjeorgjinë. Sulmuesi, që pas eksperiencës së gjatë në Serinë B italiane, tashmë po shkëlqen në Poloni te Polonia Varshava ka treguar emocionet për grumbullimin.
Kjo do të jetë një paraqitje e vonuar e sulmuesit 22-vjeçar, që më parë nuk i është përgjigjur ftesës kuqezi, pasi nuk është lejuar nga klubi i Palermos.
“E prisja këtë ftesë nga Kombëtarja dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e skuadrës. Në fakt, përpara disa vitesh me kanë ftuar në grumbullim, bëhet fjalë kur isha te Peskara dhe më pas u transferova te Palermo, tha Çani. Trajneri i Shqipërisë në atë periudhë më kërkoi në skuadër, por Palermo nuk më lejoi të paraqitesha në përfaqësuese pasi ishte periudha e kalimit drejt skuadrës siçiliane dhe ende nuk ishin firmosur detajet e kontratës”, u shpreh Çani.
Në deklaratat e tij për mediat polake, autori i 9 golave në këtë sezon ka folur edhe për trajnerin De Biazi, edhe është shprehur optimist për të ardhmen e Kombëtares.
“Është ndeshja e parë dhe jam shumë i entuziazmuar. Me De Biazin kam biseduar vetëm në telefon, por mendoj se ai është trajneri i duhur për të rifilluar, shtoi ai. Gjithashtu mendoj se tashmë është krijuar një projekt i qartë dhe personalisht kam shumë besim. Shqipëria do t’ia bëjë jetën të vështirë çdo rivali”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Çani nënvijëzon se nuk e ka pritur asnjëherë një ftesë nga Italia, vendi ku është rritur dhe është cilësuar për një kohë të gjatë si “Bobo Vieri” i ri.