De Biazi shpall listën e kombëtares për miqësoren me Gjeorgjinë
Nuk ka më dilema apo hamendësime se kush do të jetë grupi i futbollistëve, që do të grumbullohen për miqësoren me Gjeorgjinë, takim i cili do të luhet me 29 shkurt në Tbilisi. Trajneri italian i kuqezinjëve të premten e 24 shkurtit ka shpallur listën e futbollistëve, që përbëhën nga 19 vetë. Trajneri De Biazi miqëosren me Gjeorgjinë e ka si premierë në krye të stolit të kombëtares shqiptare. Padyshim, që në këtë listë italiani, ka sjellë risi në krahasim me paraardhësin e tij, kroatin Josip Kuzhe. Për herë të parë thirren dyshja sulmuese EDGAR ÇANI dhe ARMANDO SADIKU, si dhe mesfushori HAIR ZEQIRI. Përpos tyre kemi rikthimin në kombëtare të dy mbrojtësve, që aktivizohen në superligë, Tefik Osmani i Teutës dhe Franc Veliu i Flamurtarit, si dhe portieri i Skënderbeut, Orges Shehi.
Lista e lojtareve
1. Samir Ujkani 05.07.1988 Novara Calcio
2. Orges Shehi 20.09.1977 Skenderbeu
3. Tefik Osmani 08.06.1985 KF Teuta
4. Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava
5. Franc Veliu 11.11.1988 FK Flamurtari
6. Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina
7. Kristi Vangjeli 05.09.1985 Chernomorets Odesa
8. Ervin Bulku 03.03.1981 AZAL Baku
9. Gilman Lika 13.01.1987 KF Tirana
10 .Odise Roshi 22.05.1991 Koln
11. Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern
12. Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina
13. Gjergj Muzaka 26.09.1984 FK Skenderbeu
14. Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback
15. Hair Zeqiri 11.10.1988 Rizespor
16. Ahmed Januzi 08.07.1988 Vorskla Poltava
17. Elis Bakaj 25.06.1987 Dinamo Bukuresht
18. Armando Sadiku 27.05.1991 Locarno
19 .Edgar Çani 22.07.1989 Polonia Varshava
