E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carling Cup, objektiv i Daglishit

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka folur për sfidën e së dielës kundër Cardiff City, respektivisht finalja e Carling Cup. Trajneri anglez është i vendosur që me Reds ta fitojë këtë trofe, pasi që ka mbetur larg nga kreu i tabelës në Premierligë.

“Do të ishte fantastike për klubin për ta fituar këtë trofe, me të cilin do të ishim të nderuar. Nuk mund të relaksohem, sepse përpos tij, kemi edhe kompeticione tjera në garë”, tha Daglish.

Liverpooli këtë sezon e synon edhe FA Cup, ku ka arritur deri në çerekfinale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›