Inter Morati paralajmeron Ranierin

“Do të provojmë të vazhdojmë me këtë teknik, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Është një moment i vështirë, por do të kalojë”, ishte batuta e tij e shkurtër, që tregon se një humbje me Napolin do të sillte në mënyrë të pashmangshme shkarkimin e drejtuesit të stolit.
Ndërkohë, në Itali po përflitet se prej dështimeve të njëpasnjëshme, te Interi po mendojnë seriozisht të përforëcohen. Jo në merkato, por përsa i takon financave.
Ecuria negative në kampionat dhe eliminimi i mundshëm nga Champions-i, duke shtuar këtu faktin që zikaltërit rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të aktivitetit më të rëndësishëm për klube, do ti kushtonin shumë arkave të klubit.
Kjo ka bërë të përfliten afrime te aksionerëve të tjerë në klub, sheikë arabë ose miliarderë nga Indonezia, për të evituar kolapsin financiar dhe ndihmuar skuadrën në realizimin e blerjeve të futbollistëve me peshë për të nisur një cikël të ri. Në lidhje me këtë çështje Morati theksoi se “për momentin është më mirë të mendohet për atë që po ndodh, për anën sportive të Interit”.