Isinbajeva rekord boteror ne kercimin me shkop

Ajo priti thuajse 3 vjet, një kohë pafundësisht e gjatë për dikë që ishte mësuar të dominonte garën e saj për vite e vite me radhë. Atletja e shkëlqyer ruse, Jelena Isinbajeva, theu mbrëmë rekordin botëror të kërcimit me shkop duke dhënë rezultatin 5.01 metra, një triumf i arritur në kryeqytetin e shndritshëm suedez, Stokholm. Ajo e përmirësoi rekordin e saj me 1 centimetër.
E mbiquajtura “tigresha”, me prejardhje të përzier ruse dhe myslimane nga Azia e Mesme, Jelena, ia doli të tejkalonte barrierën psikologjike dhe dështimet e bëra në kërcimet e mëparshme. Rusja nga Vollgogradi, Stalingradi i dikurshëm, shpjegon me shumë sinqeritet sesi ndihet.
“Më duket si një ëndërr. Nuk e di sesi ndodhi, por natyrisht që unë isha gati të kërceja kaq lart. E kam arritur dy herë gjatë stërvitjes. Trajneri im, Jevgeni Trofimov më tha se mund t’ia dilja dhe unë bëra që gjithçka për rezultatin 5.01 metra. Unë dua që të arrij edhe më lart, ndryshe nuk kam pse stërvitem”- u shpreh Isinbajeva
Isinbajeva është 29 vjeç dhe qëndroi e pathyer që nga viti 2006 deri më 2009, ndërsa mban edhe rekordin botëror absolut në këtë garë, me 5 metra e 6 centimetra.