E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gestifute, ‘baba’ i menaxherllëkut

Agjensioni portugez Gestifute e thotë fjalën kryesore të menaxherllëkut në botë. Ky agjension, që udhëhiqet nga menaxheri i njohur Jorge Mendes, ka në dorë 83 futbollistë e trajnerë, përfshirë këtu edhe Cristiano Ronaldon e Jose Mourinhon. Vlera e Gestifute është 536 milionë euro, larg nga i dyti në renditje, agjensioni anglez Stellar Football, që ka në pronësi 209 futbollistë dhe vlerë prej 274 milionë eurosh.

Agjensioni portugez Gestifute është ‘baba’ i menaxherllëkut në botë. Agjencia portugeze mban menaxherët e futbollistëve më të rëndësishëm në botë. Këtë vlerësim e ka nxjerrë ‘Football Finance’, e cila e ka bërë një studim të agjensioneve të menaxherëve, të cilët kanë në dorë futbollistët më të shtrenjtë në botë.

Shef i Gestifute është i mirënjohuri i kësaj zejeje, Jorge Mendes, i cili është menaxher i Cristiano Ronaldos, Falcaos dhe Jose Mourinhos. Ky agjension përmban 83 futbollistë dhe trajnerë, shumë larg agjensionit të dytë në renditje, Stellar Football nga Anglia, i cili ka në dorë 209 futbollistë dhe trajnerë.

Mirëpo, kur jemi të vlera, atëherë Gestifute është larg Stellar Football me vlerë prej 536 milionë eurosh karshi 274 milionëve. Duhet cekur se futbollistët më të njohur që i kontrollon Stellar Football janë Ashley Cole e Peter Crouch.

Pozita e tretë është rezervuar për një agjension tjetër britanik, atë Base Soccer Agency, që ka lojtarë si Aaron Lennon e Jack Wilshere. I katërti është agjensioni spanjoll Bahía Internacional, që posedon lojtarë si Fernando Torres, Pedro Rodriguez e Jesús Navas.

Ndërkaq, vendi i pestë i takon agjensionit brazilian Europe Sports Group, që kujdeset për futbollistët brazilianë Ganso e Andre Santos. Kur jemi te menaxherët, pa dyshim se Jorge Mendes është menaxheri më me ndikim në botë.

Ai ka ndërmjetësuar në transferimin më të kushtueshëm në histori të futbollit, kur në vitin 2009 Cristiano Ronaldo u transferua nga Manchester Unitedi në Real Madrid për më shumë se 90 milionë euro.

Agjensionet më të forta në botë:

1. Gestifute (Portugali) 83 futbollistë – 536 milionë euro

2. Stellar Football (Angli) 209 futbollistë – 274 milionë

3. Base Soccer Agency (Angli) 114 lojtarë – 239 milionë

4. Bahía Internacional (Spanjë) 68 lojtarë – 223 milionë

5. Europe Sports Group (Brazil) 264 lojtarë – 220 milionë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›