Edhe 122 mijë euro për ish-Kënetën
DURRES - Qeveria austriake akordon 70 mijë euro shtesë për investimet në zonën e ish-Kënetës, ndërsa Bashkia e Durrësit vë në dispozicion të rehabilitimit të zonës informale 52 mijë euro të tjera.
Në zyrën e kryebashkiakut Vangjush Dako është nënshkruar një marrëveshje me qeverinë austriake, e cila përfaqësohej nga ambasadori Klaus Derkoëitsch për një shtesë fondi në investimet për përmirësimin e infrastrukturës në zonën e ish-Kënetës. Në bazë të kësaj marrëveshjeje projektit prej 340 mijë eurosh të deritanishëm, i cili është zbatuar në zonën e ish-Kënetës nga Bashkia e Durrësit dhe Co-Plan, i shtohet edhe një fond tjetër prej 122 mijë eurosh. "Kemi nënshkruar një shtesë kontrate për të vazhduar investimet në infrastrukturë në zonën e ish-Kënetës. Kjo shtesë fondi do të sjellë përmirësime të mëtejshme në infrastrukturën e kësaj zone dhe ky investim paraprin një sërë investimesh të tjera që Bashkia e Durrësit do të kryejë në zonën informate", u shpreh Dako. o.u