E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Urdhri i Bodes për gazetat arbitrar

Presidenti Bamir Topi ka reaguar dje, përmes këshilltarit të tij ekonomik, Kasem Seferi lidhur me një shqetësim të shoqatave të mediave për përcaktimin e numrit të gazetarëve për gazetat kombëtare.

Sipas materialit të shpërndarë nga zyra e shtypit e Presidencës, të hartuar nga këshilltari i Presidentit ndër të tjera thuhet se: "Rastet e shkeljeve që i bëhen legjislacionit tatimor nga ana e tatimpaguesve-punëdhënës në lidhje me mosdeklarimin, mosdorëzimin dhe pakujdesinë e plotësimit të deklaratave, në lidhje me pagimin e kontributeve të detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, nuk do të thotë se administrata tatimore ka të drejtën ligjore të përdorë metoda arbitrare, që nuk përkojnë me legjislacionin e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, që u mohojnë tatimpaguesve-punëdhënës të gëzojnë të drejtën e sigurisë, se kundrejt tyre do të zbatohet vetëm ligji".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›