Kthehen emigrantët, bëjnë testin e SIDA-s
KORÇE - Emigrantët ndërgjegjësohen për sëmundjet e transmetueshme seksualisht.
Ndërsa kanë ardhur për të festuar pashkët pranë familjeve, një pjesë e mirë ka trokitur në dyert e drejtorisë së Higjienës dhe Epidemiologjisë për t'iu nënshtruar analizave të SIDA-s apo të sëmundjeve të tjera, nga frika e përcjelljes së tyre tek bashkëshortet. Këtë fakt e konfirmon psikologia e Qendrës së Këshillimit Konfidencial Nertila Sterio. Sipas saj ditët e fundit klientët më të shumtë janë emigrantët, që sapo kanë mbërritur në vendin tonë dhe kanë nxituar për të bërë testin e SIDA-s dhe të sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme. Vetëm ditët e fundit janë 38 persona, por asnjë prej tyre nuk ka dalë pozitiv. Punonjës të drejtorisë së higjienës dhe epidemiologjisë në Korçë gjithashtu gjatë analizës vjetore dhe të tremujorit të parë kanë nënvizuar se shumica e personave që kryejnë analizat për HIV AIDS janë emigrantë në Greqi, Itali por edhe në shtete të tjera, bashkëshortet e të cilëve jetojnë në Shqipëri. j.gj